Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Vlorë, ku një i moshuar dyshohet se është grabitur dhe më pas është vrarë.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Bashkim Durmishi.

Nga pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Mikel Marsi, shihen forca të shumta policie në vendin e ngjarjes.

Nga këqyrja e trupit të pa jetë të 68-vjeçarit Bashkim Durmishi, i cili prej kohesh jetonte i vetëm, policia bën me dije se viktima dyshohet se ka më shumë se 12 orë që ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA