EMRI/ Gjendet i pajetë në banesë, identifikohet viktima, pamje nga vendngjarja
22/12/2024 19:58
Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Vlorë, ku një i moshuar dyshohet se është grabitur dhe më pas është vrarë.
Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Bashkim Durmishi.
Nga pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Mikel Marsi, shihen forca të shumta policie në vendin e ngjarjes.
Nga këqyrja e trupit të pa jetë të 68-vjeçarit Bashkim Durmishi, i cili prej kohesh jetonte i vetëm, policia bën me dije se viktima dyshohet se ka më shumë se 12 orë që ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.
Top Channel