E rëndë në Vlorë! 68-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se është dhunuar dhe grabitur
22/12/2024 19:34
Një person është gjetur i vdekur në lagjen “10 Korriku” të qytetit të Vlorës.
Nga këqyrja e trupit të pa jetë të 68-vjeçarit Bashkim Durmishi, i cili prej kohesh jetonte i vetëm, policia bën me dije se viktima dyshohet se ka më shumë se 12 orë që ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.
Ndërkohë në banesën e tij ai kishte dhe një qen i cili mund të jetë ai që i ka kafshuar pjesën e fytyrës (hundën dhe mjekrën) kur 68-vjeçari ishte pa jetë ndaj në momentet e para u dyshua se mund të ishte grabitje duke e goditur në fytyrë të moshuarin.
Top Channel