Atentati i rëndë përpara pak ditëve/ Policia e Vlorës merr masa, nis kontrollet në hyrjet dhe daljet e qytetit

22/12/2024 21:15

Duke marrë shkas dhe nga ngjarja e fundit në lagjen 24 maji (Çole) ku nga të shtënat e shumta u plagosën dy persona, njëri në gjendje të rëndë, policia e Vlorës në bashkëpunim dhe me FNSH e Fierit ka nisur një kontroll në hyrje daljet e qytetit bregdetar të Vlorës si dhe në kryqëzimet e disa zonave apo lagjeve.

Kontrollet janë përqendruar për kapjen e personave të dyshimtë , me precedentë, por dhe për armëmbajtje pa leje.

Ky aksion do të vijojë përgjatë gjithë fund vitit, ku shpesh herë në këtë periudhë kanë ndodhur dhe të shtëna me armë apo dhe atentate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA