Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti po zhvillojnë një takim pas seancës së përbashkët në Kuvendin e Kosovës.
Takimi mes dy homologëve zgjati vetëm 5 minuta, ndërsa të gjithë shkuan të konsumojnë një drekë të përbashkët.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama në emër të qeverive respektive nënshkruan sot Marrëveshje të Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Me këtë marrëveshje mundësohet organizimi i sportit të lundrimit në Durrës të Republikës së Shqipërisë dhe njëherësh zyrtarizon Durrësin si një nga qytetet mikpritëse të Lojërave Mesdhetare 2030.
Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 do jenë ngjarja më e madhe sportive në histori të vendit, që përmes investimeve do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës sportive kurse përmes mikpritjes në përfaqësimin dhe promovimin ndërkombëtar të republikës sonë.
Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës mbajtën sot një seancë të përbashkët në Prishtinë.
Në këtë mbledhje ishin të pranishëm 130 deputetë, ku 70 ligjvënës ishin nga Kuvendi i Kosovës dhe 60 të tjerë nga Kuvendi i Shqipërisë.
Pjesë e seancës ishin edhe kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti, së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kjo është mbledhja e dytë e përbashkët e dy parlamenteve. Ligjvënësit e të dy shteteve u mblodhën të dielën e 27 Nëntorit 2022 në Parlamentin Shqiptar, në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë.
Takimi në Prishtinë mes dy parlamenteve fillim vitin e ardhshëm, vjen në një kohë kur është ndalur tradita e mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive.
Ne qershor të 2023 supozohej mbajtja e mbledhjes së dy qeverive paracaktuar për t’u zhvilluar në Gjakovë, por u anulua.
Atë kohë kryeministri Edi Rama sqaroi se kjo mbledhje nuk u realizua pas refuzimit të kryeministrit Albin Kurti.
Top Channel