Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, së bashku me deputeten Lindita Metaliaj dhe kryetarin e PD-së Lezhë, Gjin Gjoni zhvilluan sot një takimin me banorët e Kushnjetit në Lezhë.
Në fjalën e tij, Gjekmarkaj tha se banorët e kësaj krahine përballen me probleme infrastrukturore dhe energjetike. Sipas tij, qytetarëve po u rrezikohet jeta nga mungesa e shërbimeve shëndetësore, por edhe urave apo pritave malore.
“Në një ndër krahinat e bukura të Lezhës, me kulla shekullore që dëshmojnë histori, qëndresë aq edhe bujari. Një zonë e pasur me bukuri natyrore por lënë tërësisht pas dore. Flitet aq shumë për turizmin malor por asgjë konkrete. Copa druri me emra rrugësh që mbartin histori dhe trashëgimi, kaq është “investimi” i këtyre në 12 vjet.
Në Ungrej shumë herë banorëve u është rrezikuar jeta pasi kanë munguar shërbimet imediate, urat dhe pritat malore, shërbimi shendetësor etj.
Një trevë që Rilindja në këto 12 vite e ktheu në zonë të kultivimit të drogës, ndaj e la pas dore në plane zhvillimore. Shkollat drejt mbylljes ndërsa Lezha mbarë krenohet me elitat që Kashnjeti nxori ndër shekuj.
Mungesa dhe ndërprerja e energjisë elektrike mbetet po një shqetësim serioz. Me ditë të tëra në errësirë, ndërsa Edi Rama mbrëmë rrëzoi propozimin e PD për faljen e kamatvonesave për energjinë elektrike. Banorëve këtu iu janë djegur paisje shtëpiake, por asnjë dëmshpërblim nga OSHEE që veç merr nga buxhetet e pamundura të këtyre familjeve.
Është e dhimbshme kur shikon boshatisje kaq të madhe, pamundësi për jetesë dhe ende kaq dashuri për këtë vend.
Përballë këtyre padrejtësive kashnjetorët qëndruan dhe nxorën fituesve PD në zgjedhjet e fundit dhe këtë do të bëjnë edhe pranverën e ardhshme me mbarë shqiptarët.
PD do t’i japë zhvillimin e merituar kësaj zone dhe mbarë Lezhës. Programi jonë e garanton atë. Miq, të bëhemi bashkë dhe të sjellim ndryshimin, shpresën dhe besimin”.
Top Channel