Mbledhja e dy qeverive/ “Vëllai këshillon vëllanë jo në lagje, por në shtëpi”, Bardhi për fjalimin e Ramës: Ishte “thikë pas shpine” për Kosovën

20/12/2024 15:13

Është mbajtur sot Kuvendi i përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës në Prishtinë, ku të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, kyreparlamentarja e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali dhe disa deputetë të tjerë.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në mbledhjen mes dy qeverive, Kosovë-Shqipëri, ku komentoi dhe marrëdhëniet politike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Demokrati tha se “vëllai i jep këshillë vëllait pa e dëgjuar lagjja, por në shtëpi, në mënyrë që të mos e dëgjojë njeri”.

“Nuk kam ndërmend të thyej traditën e shqiptarit, të kthej këtë mbledhje të sotme të dy kuvendeve tona në një transformim të luftës sonë të brendshme në Shqipëri. Mund të flisja si janë marrëdhëniet mes dy vëllezërve, Kosovës dhe Shqipërisë po nuk e kthej në fushatë elektorale, apo të përdor Kosovën në fushatë elektorale. Nuk e kemi bërë kurrë dhe nuk do e bëjmë kurrë. Ne shqiptarët kemi një traditë. Vëllait nuk ia themi kurrë këshillën në lagje, vëllait këshillën ia themi në shtëpi, me zë të ulët që të mos e dëgjojnë të tjerët. Është një thikë pas shpine për vëllain tonë, Kosovën tonë të dashur.

Sot mblidhemi këtu si një moment për të reflektuar atë që kem i arritur. Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë një vizion ku të rinjtë tanë gjejnë mundësi brenda atdheut të tyre. Është detyra jonë e përbashkët. Për ta arritur këtë duhet të qëndrojmë bashkë.

Qëndrojmë fuqishmit kundër masave dhe sanksioneve të Kosovës. Ato paralizojnë Kosovën për të qenë një shtet i barabartë.”, u shpreh Bardhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA