Efektet e pesticidit të ndaluar te mandarinat/ Ndikon tek sistemi hormonal, endrokrin dhe ka aftësi mutogjene

20/12/2024 17:09

Kjo është Lista e Preparateve Bujqësore që lejohen të përdoren në Shqipëri, dhe pjesë e kësaj liste nuk është as kloperifosi dhe as fosmeti.

Pikërisht prej këtyre pesticideve 60 ton me mandarina që ishin destinuar për eksport në vendet e BE u kthyen mbrapsht pasi ato rezultuan me mbetje të lartë të këtyre dy helmeve të rrezikshme të cilët fermerët e mandarinave i përdorin për të vrarë insektet dëmtuese të bimës.

Por kloperifosi nuk është një pesticid që aplikohet për herë të parë në bujqësinë tonë, përkundrazi ka dy hipoteza se përse mandarinat e Konispolit, Lushnjës dhe Beratit dolën të ngarkuara me këto kimikate.

Për shkak të përdorimit të klorperifosit në vitet e kaluara në këto territore mundet që këto mbetje janë përsëri në tokë ose ujë dhe kështu kalojnë në bimë, dhe një rrugë tjetër është qe fermerët të kenë përdor këto pesticide në spërkatje“- shprehet pedagogu Fredi Brahushi.

BE, klorperifosin dhe fosmetin i ka hequr nga përdorimi përkatësisht në vitin 2022 dhe 2020, kjo sepse këto dy preprata kishin efekte negative në shëndetin e njeriut.

“Irritime të lëkurës, syve, marrje mendsh deri pastaj në veprime kronike  që lidhen me ndikimet e tyre në sistemin hormonal me sistemin endokrin disa këto njihen dhe për veprime apo efekte mutagjene tek njeriu. “

Fermerët refuzojnë të përdorin ato kimikate që janë miqësore me mjedisin dhe sjellin më pak pasoja shëndetësore tek njeriu, sepse preferojnë të përdorin ato ilaçe të rrezikshme që luftojnë me shpejtësi insektet e bimës.

“Kanë një efektivitet më të lartë . dhe kjo lidhet me shkallën e toksicitetit  dhe ky toksicitet bën që të jetë më efektiv  nga njëra anë. Por nga ana tjetër është ndikimi në mjedis dhe në shëndetin e njeriut.”

Futja e këtyre dy helme bëhen nëpërmjet rrugës së kontrabandës dhe shitet nën dorë nga farmacitë bujqësore. Kjo nuk është hera e parë që produktet bujqësore të fermerëve tanë kthehen në vendin e origjinës për tu asgjësuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA