Alexander Kasanof, i dërguari nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në 5-vjetorin e krijimit të SPAK në fjalën e tij tha se ky mision do të vazhdojë.
Ai i bëri thirrje Prokurorëve të Posaçëm, të rikandidojnë sërish për dëtyrën në SPAK edhe pas përfundimit të mandatit.
Kasanof theksoi se do të qëndrojnë krah SPAK në luftën kundër korrupsionit.
“SPAK luan një lojë të domosdoshme në këtë luftë, rezultatet e deritanishme tregojnë se sa me përgjegjësi i merrni detyrat, nga kryeprokurori Dumani tek Prokurorët e Posaçëm. Asnjë nuk është mbi ligjin. SPAK nuk mund t’i zgjidhë të gjiha problemet i vetëm, ndaj duhet të jenë në këtë rrugëtim edhe institucionet e tjera.
Për t’u siguruar që SPAK-u do të vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të ardhmen, ne besojmë se prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual. Puna juaj na bën të gjihëve më të sigurt. Ne kemi qenë me ju që me ndezjen e dritave pesë vite më parë dhe sërish do të vazhojmë”, tha ai.
Top Channel