“Vota e diasporës, mision jo i lehtë që shkon përtej ndasive partiake”, Rama: Hapëm kapitull të ri të marrëdhënieve

19/12/2024 09:40

Zhvillohet takimi vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, ku pjesë është edhe kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se një pjesë e programit të qeverisë i kushtohet diasporës, ndërsa shtoi se diaspora ka kontribuar në rritjen ekonomike të vendit.

Ndër të tjetra kryesocialisti tha se “kemi hapur një kapitull ë ri të marrëdhënies së Shqipërisë dhe diasporës”.

Më vjen shumë mirë që paralelisht kemi hapur një kapitull të ri të marrëdhënies së Shqipërisë dhe diasporës. Programi ynë qeverisës i këtij mandati që po shkon drejt përfundimit ka një pjesë të veçantë që i kushtohet diasporës.

Është hedhur një bazë mbi të cilën ka shumë akoma për të ndërtuar. Është e pashmangshme t’ju kujtoj se kur ne morëm detyrën kishte një shkretëtirë të marrëdhënies mes shtetit dhe diasporës. Akoma më shumë se kaq, pikënisja nga ku e ndërmorëm këtë rrugëtim ishte dëshpëruese edhe për faktin e thjeshtë se distanca mes shtetit dhe qytetarëve të tij jashtë vendit ishte shumë e madhe. Faktikisht ndërtuam një proces, një strategji dhe sot jemi në kushtet kur funksionojmë me një strategji kombëtare. Jemi në kushte që kemi koordinator shtetëror për diasporën. Jemi në kushtet kur kemi një organizim që merr pamjen e vetë më kuptimplotë.

Diaspora mbetet një mbështetje e rëndësishme edhe në aspektin e drejtpërdrejtë financiar për vetin. Jo vetëm kaq, janë afro 100 milion euro plus nga një vit më parë. Dërgesat më të mëdha janë nga Italia, Greqi, SHBA. Kjo i bashkohet prurjes domethënëse të rritjes si një ekonomikë që është rezultat i një sërë reformash të rëndësishme, por mbi të gjitha është si rezultat i pozicionimit të ri politik të Shqipërisë.

Sot përgjigjen me plotë gojën ‘jam shqiptar’. Shqiptarët e kanë pasur jo të lehtë ta artikulojnë për shkak të paragjykimeve dhe mungesës së një sfondi të ofruar nga vendi amë që t’u jepte sigurinë që të thonin ‘jam nga Shqipëria’“, u shpreh Rama.

“Vota e diasporës, ishte një mision jo i lehtë. Është i lidhur me një vullnet që shkon përtej ndasive partiake dhe kërkon një votë më të madhe në numër se ajo e një shumice qeverisëse, arsye pse jemi vonuar për një kohë të gjatë.

Mendoj se si rezultat i punës së këshillit të diasporës, u realizua dhe sot jemi në prag të në procesi zgjedhor, ku për herë të parë në historinë demokratike të Shqipërisë do kemi votën e diasporës, me postë nga aty ku banojnë. Është një sfidë më vete, nuk e shoh kryetarin e KQZ, por me siguri do të jetë i pranishëm për të dhënë këndvështrimin e tij Teknik. Ka një proces që herën e parë është kompleks, dhe pastaj bëhet më i thjeshtë që në momentin që personat janë të regjistruar“, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA