Edhe ditën e sotme mjegulla mbulon një pjesë të qarkut të Korçës.

Prania e mjegullës në aksin nacional Korçë-Pogradec është e dendur, gjë e cila bën dhe lëvizjen më të ngadaltë të automjeteve.

Ndërkohë policia e qarkullimit rrugor apelon për kujdes të shtuar pasi në zona të ndryshme të këtij aksi mjegulla paraqitet me dendësi të ndryshme dhe mund të jetë burim aksidenti.

Ndërkaq disa patrulla të policisë rrugore janë angazhuar përgjatë këtij aksi për të monitoruar qarkullimin e automjeteve.

Aktualisht nuk raportohen aksidente ku shkak të jetë bërë mjegulla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA