Ekskluzive/ Dalin pamjet e papublikuara! Shehaj sherr me Bardhin në Kuvend: Ti i ke rrahur demokratët. Kreu i grupit të PD: Po bëhesh shërbëtor i këtyre

19/12/2024 13:58

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi është përfshirë në debat me deputetin Agron Shehaj.

Shehaj prej gati dy orësh ka bllokuar foltoren dhe nuk lejon as deputetët e maxhorancës dhe as ata të opozitës që të mbajnë fjalën.

Edhe pas tentativave dhe kërkesave të kolegëve, ai sërish nuk ka pranuar të lirojë foltoren, edhe pas përjashtimit nga seanca.

“Po bëhesh shërbëtor i këtyre”, i thotë Bardhi Shehajt pas ndërprerjes së seancës, momente që transmetohen në videon e siguruar nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu.

Në përgjigjeve të akuzave të Bardhit se Shehaj me sjelljen e tij në Kuvend po bëhej shërbëtor i socialistëve, ish deputeti demokrat i ka kujtuar Bardhit faktin që ka qenë në selinë e PD-së, në atë kohë në krah të Lulzim Bashës, kur demokratët, në 8 janar 2022 u rrahën teksa kërkonin të futeshin brenda godinës.

“Ti i ke rrahur demokratët, ti i ke rrahur”, dëgjohet t’i thotë Shehaj Bardhit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA