“Të zbardhet plotësisht ngjarja”/ Vrasja e Martin Canit një muaj më parë, Top Channel siguron letrën e prindërve të 14-vjeçarit

18/12/2024 15:02

Top Channel siguron letrën e prindërve të 14-vjeçarit, Martin Cani, i cili u vra një muaj më parë.

Letra e familjes Cani u është drejtuar për dijeni edhe institucioneve shqiptare.

Angel dhe Florina Cani shprehen se djali i tyre u vra për herë të dytë nga papërgjegjshmëria e sjelljes së disa institucioneve shqiptare, ndërsa kërkojnë drejtësi për autorët e përfshirë.

Martin Cani, 14 vjeç, humbi jetën më datë 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli”, ku studionte gjatë sherrit me të dyshuarin Mario Perllëshaj. Gjatë sherrit mbeti i plagosur edhe 14-vjeçari, Luis Meçja, i cili është larguar nga vendi për t’u trajtuar.

Ndërkohë ka nisur seanca në Gjykatën e Apelit në Tiranë për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit Mario Perllëshaj, kundërshtuar nga ky i fundit.

Më parë në një intervistë për Top Channel, Angel Cani, babai i viktimës tha se do të shkojnë të jetojnë në Amerikë, pas kësaj situate të rënduar në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA