“Qindra mijëra tituj për Parashqevi Simakun”, Berisha: Asnjë për 600 simotra të saj që vdiqën se nuk punonin aparaturat e kancerit të gjirit

18/12/2024 11:45

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi bujën mediatike që krijoi këngëtarja Parashqevi Simaku.

Në forumin “Të drejtat e shkelura” Berisha tha se ka qindra e mijëra tituj për Simakun, por asnjë titull për gratë që ndërruan jetë se s’punonin aparaturat për kancerin e gjirit.

Berisha: Cilido që ka lexuar romanet e Garsia Markezit, e ftoj të bëjë krahasimin të atyre që ka lexuar atëherë me Shqipërinë e këtyre ditëve, në një episodi fatkeq të një njeriu fatkeq. Se si ato shoqëri, pse e them këtë, se ai përshkruan diktaturat e bandave, diktatura të drogës janë ato të Markezit, se si ngjasojmë ne me shoqërinë e përshkruar nga Garsia Markez.

Ndodhi një rast dhe ka një javë që qindra mijëra tituj, Eureka-Eureka-Eureka, për një njeri që ka qenë këngëtare e shquar, por njeri fatkeq.

Ndërkohë 600 simotra të saj janë përcjellë në atë botë sepse aparaturat nuk punonin për të mjekuar kancerin e gjirit. Liheshin pa mjekim. Keni parë tituj për këto?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA