Një muaj nga vrasja e Martin Canit, qytetarët vendosin qirinj në shkollën ku studionte 14-vjeçari

18/12/2024 13:34

Sot mbushet një muaj nga vdekja e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili mbeti i vdekur gjatë një sherri me bashkëmoshatarin.

Shumë qytetarë kanë vendosur qirinj në derën e shkollës “Fan Noli”, ku ai studionte.

Sherri mes tij dhe Mario Përlleshajt, i cili ndodhet aktualisht në burg, pasi është autori kryesor i dyshuar për vrasjen e adoleshentit ndodhi pas metra larg nga shkolla “Fan Noli”.

Ai u qëllua me thikë, ndërsa i plagosur mbeti Luis Meçe, i cili i doli në mbrojtje Luisit.

Prindërit e tij një ditë më parë iu drejtuan me një letër Ambasadës Amerikane iku kërkonin drejtësi dhe përgjegjshmëri nga institucionet shtetërore në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA