Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë përsipër trajtimin e 14-vjeçarit Luis Meçja, lojtarit të Dinamo City, i cili mbeti i plagosur në sherrin ku u vra shoku i tij, Martin Cani pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.
Në një njoftim të ndarë në rrjetet sociale, FSHF thotë se Luisi ka nisur trajtimin me fizioterapistët e ekipit Kombëtar në klinikën e specializuar në “Shtëpinë e Futbollit.
“Federata e Futbollit ka marrë përsipër trajtimin e 14-vjeçarit Luis Meçja, lojtarit të Dinamo City të përfshirë në konfliktin e ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”.
Luisi ka nisur trajtimin me fizioterapistët e ekipit Kombëtar në klinikën e specializuar në “Shtëpinë e Futbollit”.
I urojmë Luisit rikthim sa më të shpejtë në fushat e blerta!”-thuhet në njoftimin e FSHF.
Top Channel