Ishin hedhur në gjyq nga Trump, gjykata federale pushon çështjet ndaj dy kritikëve të presidentit, prokurorja përgjegjëse ishte emëruar në mënyrë të jashtëligjshme
Më shumë se 100 punonjës raportohet se punuan për të shpëtuar eksploratoren e plagosur Ottavia Piana, e cila ishte rrëzuar teksa eksploronte shpellën Bueno Fonteno pranë Bergamo në veri të Italisë.
Ekspertja speleologe (siç njihet eksploruesit e shpellave natyrore), u shpëtua mëngjesin e sotëm pas një rënieje prej pesë metrash, në të cilën kishte pësuar fraktura të shumta në brinjë, gjunjë e fytyrë, shkruanin mediat vendase.
Pas punimeve të zgjatura delikate punonjësit e shpëtimit nxorrën sot 32-vjecaren me barelë nga rreth 4km tunele natyrore, në të cilat u përdorën edhe eksplozivë.
Kreu i trupave të studiuesve Mauro Guiducci, tha në një konferencë shtypi. “Morfologjia e shpellës e bënte misionin të vështirë, me rreziqe rrëshqitjeje dheu, ose të tokës nën këmbët e tua, çka kishte shkaktuar dhe aksidentin fillestar”.
Piana kishte hyrë në shpellë me tetë të tjerë në një ekspeditë për hartimin e plotë të shpellës Bueno Fonteno, që është një labirinth i rrallë tunelesh dhe ka sfiduar shumë studiues.
Raportohet tashmë se kjo është hera e dytë brenda një viti Piana duhet të nxirret nga emergjencat nga e njëjta shpellë.
Mjeku alpin Rino Bregani, tha për mediat se Piana tashmë kërkon të heqë dorë nga “speleologjia”, të paktën për momentin./The Guardian/
Top Channel