Më shumë se 100 punonjës raportohet se punuan për të shpëtuar eksploratoren e plagosur Ottavia Piana, e cila ishte rrëzuar teksa eksploronte shpellën Bueno Fonteno pranë Bergamo në veri të Italisë.
Ekspertja speleologe (siç njihet eksploruesit e shpellave natyrore), u shpëtua mëngjesin e sotëm pas një rënieje prej pesë metrash, në të cilën kishte pësuar fraktura të shumta në brinjë, gjunjë e fytyrë, shkruanin mediat vendase.
Pas punimeve të zgjatura delikate punonjësit e shpëtimit nxorrën sot 32-vjecaren me barelë nga rreth 4km tunele natyrore, në të cilat u përdorën edhe eksplozivë.
Kreu i trupave të studiuesve Mauro Guiducci, tha në një konferencë shtypi. “Morfologjia e shpellës e bënte misionin të vështirë, me rreziqe rrëshqitjeje dheu, ose të tokës nën këmbët e tua, çka kishte shkaktuar dhe aksidentin fillestar”.
Piana kishte hyrë në shpellë me tetë të tjerë në një ekspeditë për hartimin e plotë të shpellës Bueno Fonteno, që është një labirinth i rrallë tunelesh dhe ka sfiduar shumë studiues.
Raportohet tashmë se kjo është hera e dytë brenda një viti Piana duhet të nxirret nga emergjencat nga e njëjta shpellë.
Mjeku alpin Rino Bregani, tha për mediat se Piana tashmë kërkon të heqë dorë nga “speleologjia”, të paktën për momentin./The Guardian/
Top Channel