Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi bujën mediatike që krijoi këngëtarja Parashqevi Simaku.
Në forumin “Të drejtat e shkelura” Berisha tha se ka qindra e mijëra tituj për Simakun, por asnjë titull për gratë që ndërruan jetë se s’punonin aparaturat për kancerin e gjirit.
Berisha: Cilido që ka lexuar romanet e Garsia Markezit, e ftoj të bëjë krahasimin të atyre që ka lexuar atëherë me Shqipërinë e këtyre ditëve, në një episodi fatkeq të një njeriu fatkeq. Se si ato shoqëri, pse e them këtë, se ai përshkruan diktaturat e bandave, diktatura të drogës janë ato të Markezit, se si ngjasojmë ne me shoqërinë e përshkruar nga Garsia Markez.
Ndodhi një rast dhe ka një javë që qindra mijëra tituj, Eureka-Eureka-Eureka, për një njeri që ka qenë këngëtare e shquar, por njeri fatkeq.
Ndërkohë 600 simotra të saj janë përcjellë në atë botë sepse aparaturat nuk punonin për të mjekuar kancerin e gjirit. Liheshin pa mjekim. Keni parë tituj për këto?
Top Channel