Zgjedhjet në 2025/ Kreu i KQZ, Celibashi: Procesi i regjistrimit të emigrantëve që do të votojnë nis më 11 janar

16/12/2024 12:14

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi tha në Nënkomisionin për Diasporën dhe Migracionin se më 11 janar do të nisë procesi i regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vitit 2025.

“Tashmë Komisioni Rregullator pranë KQZ ka miratuar thuajse të gjitha aktet kryesore normuese me qëllim realizmin e votimit nga jashtë.
Besoj që para Krishtlindjeve do të kemi një demonstrim të funksionaliteteve të këtij sistemi me qëllim që në datën 11 janar kjo platformë të jetë funksionale dhe ashtu sikurse e ka parashikuar Kodi Zgjedhor të fillojë procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë”, tha Celibashi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA