Trump quan rebelimin në Siri ‘marrje kontrolli jomiqësore’ nga Turqia (fotot)

16/12/2024 19:03

Presidenti i zgjedhur i SHBA ka quajtur sot rebelimin surprizë që ndryshoi pushtetin në Siri duke larguar liderin e vjetër Bashar al-Assad, si një “marrje kontrolli në mënyrë jo-miqësore nga aleati ynë Turqia”.

Mes të tjerash në konferencën e shtypit nga rezidenca e tij në Florida, Trump tha shkurtimisht: “Turqia është shumë inteligjente … bëri një marrje pushteti jo-miqësore ndaj nesh, pa shumë jetë të humbura. Mund të them se Assad ishte një vrasës, një kasap”.

Assad u largua drejt Rusisë pas ofensivës rrufe të grupit islamist Hayat Tahrir al-Sham (HTS) që morën çuditërisht qytetet njëri pas tjetrit deri sa rebelët mbërritën në kryeqytetin Damask.

Ndryshimi pushteti solli celebrime Siri dhe vende të tjera ku janë shpërndarë refugjatët sirianë që prej konfliktit brutal të vitit 2012 që asokohe nuk arriti ta largonte Assad nga pushteti.

Grupi i ri rebel duket si një riciklim i militantëve të Al-Qaeda, dhe përshkruhet si terrorist nga shumë qeveri perëndimore, edhe pse ka modifikuar retorikën e tij duke thënë se do të mbrojë minoritetet fetare të vendit, shkruan rrejti AFP.

Turqia ka kryer sulme ushtarake në Siri deh ka thënë se do të japë mbështetje për qeverinë e re islamiste të rebelëve.

Ankaraja thotë se kërkon të eliminojë separatistët kurdë në Siri dhe ko duket se do të mbështetet nga qeveria e re rebele, shkruan AFP.

FOTO GALERI
1/2
Mes të tjerash në konferencën e shtypit nga rezidenca e tij në Florida, Trump tha shkurtimisht: "Turqia është shumë inteligjente ... bëri një marrje pushteti jo-miqësore ndaj nesh, pa shumë jetë të humbura."

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA