“Ku do të shkoni nëse ju marrin vilat?”, Kryemadhi: Do jetoj në çadër, punë e madhe

16/12/2024 12:50

Monika Kryemadhi u paraqit sot në GJKKO lidhur me sekuestrimin e dy vilave, teksa para mediave u shfaq me një bastun në dorë.

Në komunikimin me gazetarët ajo tha se nuk e ka problem që të jetojë edhe në çadër ndërkohë që vilat janë të sekuestruara.

Kryemadhi: Atë ditë që kemi pasur gjyqin në Apel 5 minuta para se të hyja në gjyq 10 policë zbarkuan në shtëpinë time, ishte një skenar interesant për të krijuar presion psikologjik, kanë ardhur edhe ditën tjetër, u bë procesverbali u firmos nga unë dhe mamaja ime, erdhën dhe të agjencisë së sekuestros, prokurori dhe gjyqtarja thanë a është e ligjshme prona që ata jetojmë, po tha, por mendojmë se duhet të dalim nga shtëpia.

Po ku do jetoni?

Kryemadhi: Po në çadër, punë e madhe, po ata që prej vitesh jetojnë në çadër?!

Ku e keni vrarë këmbën?

Kryemadhi: Ju e dini që unë bëj shumë palestër, e kam vrarë gjurin në palestër, më pëlqen shumë ky bastuni, është bërë edhe trend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA