Australia është përfshirë nga një valë e të nxehtit ekstrem, me temperatura në disa vende që pritet të kalojnë mbi 40 gradë Celsius. Duke cituar parashikimet e disa ekspertëve, transmetuesi lokal SBS News njoftoi se në disa pjesë të rajoneve Uellsi i Ri Jugor, Victoria, Queensland, Australia Jugore dhe Territori Verior, termometri mund të shënojë deri në 45 ose 46 gradë Celsius. Byroja e Meteorologjisë, BoM, paralajmëron për rrezikun e zjarreve masive, teksa i nxehti ka përfshirë një brez të gjerë të vendit nga veriu deri në juglindje.
Shteti i Victorias, sipas The Guardian, shënoi temperatura rekord për dhjetorin. Në veriperëndim të tij, në Walpeup, në 2 e 25 me orën lokale u arrit temperatura 47.1 gradë Celsius. Për shumë pjesë të Australisë, vala e të nxehtit pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme, me disa pjesë të rajoneve Queensland, Australia Perëndimore dhe Territori Verior që parashikohet të kenë temperatura ekstreme deri në fund të javës së ardhshme.
Sipas OBSH-së, stresi i nxehtësisë- që ndodhu kur trupi përjeton një grumbullim më shumë nxehtësi sesa mund të çlirojë- vret më shumë njerëz se mjaft rreziqe të tjera natyrore.
Rreth 47.000 vdekje iu atribuuan temperaturave të larta në Europë në vitin 2023 dhe, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian “Copernicus”, vdekshmëria e lidhur me nxehtësinë është rritur me rreth 30 për qind në dy dekadat e fundit.
Top Channel