Shtyhet për në gjashtë janar 2025 seanca paraprake ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit dhe Fatmir Bektashit.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se seanca me dyer të mbyllura zgjati tre orë.

Avokati i tij, Genc Gjokutaj tha për mediat pas seancës se gjykimi i shkurtuar për Berishën është i përjashtuar.

“Në asnjë mënyrë, ne nuk do të kërkojmë gjykim të shkurtuar, ne do të vazhdojmë gjykimin në themel, sepse ne kemi për të sqaruar… Ne tashmë fillojmë mbrojtjen tonë para gjykatës që do të jetë më dyer të hapura. Do jetë në prani të medias, ne do ta sqarojmë për aq sa na takon. Gjykimi i shkurtuar për zotin Berisha është i përjashtuar. Është bërë një kërkim, këto behën dhe në faza kur ende nuk kanë ndërmend të kërkohet gjykim i shkurtuar se në fund të fundit. Gjykimi i shkurtuar është fazë që duhet të kërkohet tani se bie në dekadencë nëse dërgohet për gjyq”, tha Gjokutaj.

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA