Plagosje me thikë në “Don Bosko”, pas sherrit përfundojnë në spital dy persona
14/12/2024 16:20
Dy persona kanë përfunduar në spital, pasi mbetën të plagosur.
Sipas njoftimit të policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasit M. D., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:50, në rrugën “Don Bosko”, 40-vjeçari dyshohet se është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës D. H., 40 vjeç, dhe A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Nuk dihet ende arsyeja e sherrit mes tyre dhe gjendja e dy të plagosurve.
Top Channel