26/12 08:12
Goglat vendosën që Shqipëria të përballet me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, në kualifikueset e Botërorit 2026.
Menjëherë pas shortit, Ismail (Ballist) Morina, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se ndaj serbëve ia ka arritur qëllimit dhe nuk ka punë më me këtë kundërshtarë.
“Me 14 tetor 2014 ishte hera e parë dhe si herë e parë duhej domosdoshmërish të mbahej mend nga pala armiqësore. Ata tashmë janë të zhvirgjëruar. Unë vetë nuk jam i interesuar më për ta… i shumëzoj me 0”, shkruan ai.
Top Channel