Mungesat e herëpashershme të barnave nëpër spitale, por edhe në tregun e hapur kanë shkak, jo vetëm me buxhetin e pakët të shëndetësisë për to, por dhe rregullat e prokurimit.
“Ka dy faktorë qe lidhen me varfërinë e vendit dhe kufizimin e një tregu të vogël sikurse jemi ne. Por, edhe fondet në buxhet nuk janë rritur kurrë e mbeten te pakta. Nga ana tjetër, barnat prokurohen si materiale ndërtimi që nuk janë”, u shpreh Dorian Sadiku, President i Unionit te biznesit farmaceutik.
Duke folur para përfaqësues të famaceutikës, ekspertëve të fushës, dhe vendimmarrësve, Sadiku ofroi një zgjidhje që pacienti shqiptar të trajtohet si një pacient i Bashkimit Europain.
“Të zgjidhen afatet e listës se barnave të rimbursueshme, të përfarohet legjislacioni me BE”, tha Sadiku.
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, i mbështeti përfaqësuesit e farmaceutike në shqetësimet e tyre.
“Sëmundja nuk duhet politizuar, ne jemi bashke, partnerë për të zgjidhur çdo ngërç qëkrijohet edhe kur kemi mungesa ne spitale”, tha Koçiu.
Këto problematika u diskutuan në Konferencën Pharma Horizon 2025 me temë rikonceptimi i kujdesit shëndetësor, vizion për një Shqipëri më të shëndetshme, ku u bënë bashkë të gjithë aktorët e industrisë farmaceutike dhe sistemit shëndetësor.
Top Channel