Goditi me thikë moshatarin e tij, arrestohet 18-vjeçari në Peshkopi
12/12/2024 09:25
Një konflikt mes dy adoleshentësh ka ndodhur në Peshkopi.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kamen”, në qytetin e Peshkopisë, ku sipas policisë, dy 18-vjeçarë janë konfliktuar fizikisht deri në përdorimin e thikës.
Pas ngjarjes u arrestua në kushtet e flagrancës O.H., 18 vjeç, banues në Peshkopi.
Ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht dhe ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin F.K., 18 vjeç, banues në Peshkopi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel