Shpërthimi i fuqishëm në Hagë/ Një nga viktimat ishte një 44-vjeçar nga Shqipëria, la pas tri fëmijë
11/12/2024 17:56
Një 44-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në shpërthimin ditën e dielë në Hagë të Holandës.
Mësohet se viktima është 44-vjeçari, Mikel Kamberi i cili ka lënë pas tre të mitur.
“Ishte si të shikoje një film. Nuk dukej e vërtetë. Gjatë gjithë kohës, fëmijët vazhdimisht pyesnin nëse është gjallë babai i tyre dhe pse nuk mund ta telefononin”, tha bashkëshortja e viktimës.
Kujtojmë së shpërthimi ndodhi natën mes ditës së shtunë dhe të diele ku si pasojë humbën jetën 6 persona, ndër to edhe 44-vjeçari shqiptar.
Top Channel