Mrekulli në rrugën e Thethit/ Guri bie mbi makinë dhe përfundon në kabinë, turistët shpëtojnë pa asnjë lëndim Pas zbardhjes së ngjarjes së Spitallës, janë shfaqur tensione mes dy familjeve Shkoza dhe Habibi që janë fqinje me njëra tjetrën.
Policia ka ndërhyrë për të qetësuar familjarët e 33-vjeçarit Shkoza, që u gjet pajetë në kanalin pranë shtëpisë, të enjten e kaluar.
Më dy dhjetor, fqinji i tij e ka shtyrë duke e hedhur në kanal pas një konflikti për motive të dobëta. I arrestuari i policisë ka deklaruar se nuk ka dashur ta vrasë por u konfliktu me të pasi i kishte ngacmuar gruan.
Sjellja dhe reagimi i viktimës, sipas autorit, ka qenë përçmuese, tallëse dhe ai e ka shtyrë duke e hedhur në kanal, pa menduar pasojën.
Top Channel