“Hetimi ka nisur, akuzat nuk kanë dënime të rënda”, gazetari Hoxha: Me teknologjinë nuk ka garanci askush 30/09 22:59
Pas zbardhjes së opinionit të Komisionit të Venecias, ka reaguar deputetja e PS-së, Klotilda Bushka.
Ajo shprehet se çështja është trajtuar bazuar në argumente juridike dhe qëndrime që ngrihen mbi parime kushtetuese dhe jo mbi interesa politike.
“Procesi, përfshirë opinionin e Venecias, pati një karakter tërësisht teknik dhe u trajtua nga ne bazuar në argumente juridike dhe qëndrime që ngrihen mbi parime kushtetuese dhe jo mbi interesa politike.
Besojmë se një vendim gjykate, aq më tepër një opinion i Venecias nuk mund të bëhet pjesë e diskursit politik, pasi çështjet juridike nuk mund të zgjidhen me mjete politike. Dhe koha na dha të drejtë”, shprehet ajo.
Top Channel