Kanali që po ndot, banorët e zonës së plazhit të Durrësit kërkojnë zgjidhje

10/12/2024 12:28

Kanali i ujërave të larta në zonën e plazhit të Durrësit është kthyer në një vatër ndotjeje përgjatë të gjithë zonës së banimit nëpër të cilën kalon.

Banorët deklarojnë se në të, përveç mbetjeve urbane derdhen edhe ujërat e zeza të zonës së Arapajt.

Kazanët e mbetjeve urbane buzë kanalit janë plot e përplot, duke nxitur hedhjen e mbetjeve të tjera në mënyrë të pakontrolluar në kanal.

Këto mbetje kanë bllokuar pjesërisht rrjedhën e ujit, duke u kthyer edhe në burim përmbytjesh kur ka reshje të dendura shiu.

Edhe pse banorët i kanë ngritur shqetësimet e tyre vazhdimisht, situata mbetet e pandryshuar.

Ndërhyrjet për pastrimin e kanalit dhe organizimi më i mirë i mbledhjes së mbetjeve urbane janë të domosdoshme për të shmangur përkeqësimin e situatës dhe ndotjen e mëtejshme që mund të sjellë pasoja të rënda, si për mjedisin ashtu edhe për shëndetin publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA