Shtatori, rikthimi në rutinë: Si ta bëni kalimin nga pushimet në zyrë më të lehtë Përfaqësues të 135 familjeve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës protestuan sot para bashkisë, duke kërkuar një zgjidhje të menjëhershme për strehimin e tyre.
Pas pesë vitesh pritjeje për të hyrë në shtëpitë e reja të ndërtuara në kuadër të programit të Rindërtimit, banorët vazhdojnë të përballen me vonesa dhe mungesë transparence.
Megjithëse ata kanë marrë çelësat e apartamenteve që në qershor të këtij viti, nuk kanë mundur ende të hyjnë në banesat e tyre për shkak të mungesës së kushteve bazë, si furnizimi me ujë dhe energji elektrike.
Të zhgënjyer nga mungesa e komunikimit të hapur mes bashkisë dhe firmës së ndërtimit, banorët ngritën zërin publikisht, duke kërkuar zgjidhje konkrete.
Ata theksuan nevojën urgjente për pajisjen e kompleksit të përfunduar të pallateve në lagjen 17, në hyrje të qytetit bregdetar, me shërbime bazë si uji dhe dritat.
Protesta nxori në pah shqetësimet e këtyre familjeve, të cilat prej vitesh jetojnë me qira dhe premtime të pambajtura.
Top Channel