“Lajm fantastik!”/ Trump reagon pas humbjes së Pedro Sánchez në zgjedhjet në Spanjë: Ka bërë një punë të tmerrshme, e meriton të humbasë
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm mes liderëve botërore, në ceremoninë e hapjes së Katedrales ikonike Notre-Dame de Paris.
Kreu i qeverisë ka ndarë në Facebook momente nga kjo ceremoni e veçantë.
“Sonte në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame de Paris, ku edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin pas zjarrit të pesë viteve më parë”, shkruan Rama.
Kujtojmë se pas zjarrit shkatërrimtar që përfshiu Katedralen në 2019, shumë shtete dhanë donacione për të ndihmuar në rindërtimin e saj, e mes tyre edhe Shqipëria.
Po ashtu pjesëmarrëse ishte dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është takuar edhe me Presidentin e SHBA, Donald Trump.

Top Channel