Jo shumë larg nga vetëdorëzimi në polici, Julian Gjoshi pretendoi në gjykatë se është një përdorues droge, dhe se kjo varësi e ka dëmtuar mendërisht duke e bërë vrasës.
Ky pretendim i 27-vjecarit të dyshuar për vrasjen e Alfred Dedjes u deklarua para gjyqtares nga avokati i tij, menjëherë mbasi prokurori lexoi dinamikën se si ndodhi krimi në datë 1 dhjetor.
Për prokurorinë viktima, 50 vjeçari Alfred Dedja ishte u ulur me miqtë në lokalin ku ndodhi vrasja. Ai ishte larguar prej andej për të takuar mikun tjetër Julian Gjoshin, i cili e priste në tavolinën tjetër dhe sapo janë afruar e qëlloi për vdekje me pistoletë.
Prokuroria veçoi si prova pamjet filmike, gjurmë papilare të gjetura në tavolina dhe në gota si edhe dëshmitë okulare ku tregohet se midis të dyve nuk pati asnjë konflikt.
Me Julian Gjoshaj tanimë në burg për vrasje me paramendim, avokati Arbër Hoxha e përshkroi klientin si një përdorues i cili prej dy vitesh përpiqej të trajtohej në repartin e toksikoligjisë.
Por për këtë alibi nuk paraqiti prova, duke rezervuar të drejtën për në seancën e radhës. Gjyqtarja vendosi arrest me burg duke pranuar kërkesën e prokurorisë, por edhe të avokatit për ekspertim toksikologjik që duhet të kryhet nga mjekësia ligjore, prej nga ku synohet të ekspozohet gjendja e rëndë psikologjike e 27 vjecarit.
Gjoshi përmendet edhe në dosjen Çyrbja, ku në bisedat e kryera në SkyEcc, kunati i tij Altin Hajri flet me ish deputetin për mundësinë e lirimit të të riut, që ishte arrestuar për armëmbajtje në Tiranë
Top Channel