Propozimi i PS për faljen e gjobave/ Noka përplaset me Majkon, socialisti: Njerëzit vlerësohen për mënyrën e fjalës, jo nga të ulëriturat

05/12/2024 11:29

Vijojnë debatet në seancën e sotme parlamentare.

Socialisti Pandeli Majko komentoi projektligjin e propozuar nga Partia Socialiste për faljen e gjobave, ku u shpreh se projektligjet që futen me procedurë të përshpejtuar njoftohen në seancë, teksa u ndal te sjellja e opozitës, duke u thënë se nuk kanë pse të bërtasin apo të fyejnë.

Projektligjet që futen me procedurë të përshpejtuar njoftohen në seancë. Nuk është e shkruar gjëkundi që duhen vendosur mbi tavolinë, meqë unë kam kaluar eksperiencën edhe në opozitë… ju lutem ! nëse do ishte një projektligj për blerje, shitje, ju kishit të drejtën sot për të bërtitur. Për ca po flasim? po flasim për falje gjobash. Nëse do më dëgjoni, e keni barazuar sjelljen e keqe dhe të paedukatë me të bërin opozitë. Të fyesh nuk është opozitë zonjë, është paedukatë. Mendoni se po të silleni kështu dikush do ju vlerësoj si partizanë të së drejtës. Njerëzit vlerësohen për mënyrën e fjalës, jo nga të ulëriturat.”, u shpreh Makjo.

Ndërkohë deputeti i PD-së, Flamur Noka, iu drejtua Majkos duke u thënë “Po Pandi po, koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. A ishit ju që keni burgos 38 mijë për 5 mileksh të vjetra energji elektrike, si do ti jepni llogari atyre familjeve që kanë vrarë veten, po u thoni shqiptarëve që këta përbindësha këta ujqër të tërbuar na paskan veshur lëkurën e deles së ju duhet vota.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA