Objektet e çmuara ishin ruajtur nga ujërat e ngrohta dhe balta në burimet e rajonit të Toskanës pranë Siena.
Gjarpërinj prej bronzi, statuja, kurora, monedha e bizhuteri , si dhe vezë ende të paprekura, ishin mes zbulimeve në gërmimet e banjave të lashta të qytezës në Toskana.
Objektet besohet se janë krijuar nga popujt etruskë në shekullin e dytë p.e.s. aty ku sot gjendet qyteza San Casciano dei Bagni, në një kodër pranë Siena.
Vendi besohet se ka qenë i shenjtë për popullin etrusk dhe më vonë edhe për romakët, prandaj gërmimet kishin nisur aty prej vitit 2019.
Vitet e fundit ishin gjetur aty 24 statuja bronzi dedikuar zotave, ndërsa relikat e fundit u zbuluan nga arkeologët e drejtuar nga Jacopo Tabolli.
Ata kishin gërmuar rreth 5 metra nën banjën kryesore Bagno Grande, ku njerëzit besohet se linin ofrime vullnetare për Zotat.
Koleksioni i figurinave të bronzit femra e meshkuj përfshin një trup mashkulli të prerë, të ofruar si sakrificë për zotin Gaius Roscius, shkruan rrjeti The Guardian.
Ndërsa gjarpri 1-metër i gjatë prej brozi besohet se përfaqëson Agathos, ‘Shpirtin e Mirë’, i cili u gjet mes disa gjarpërinjve të bronztë.
Banjat sipas Tabolli, ishin të famshme në epokën romake dhe frekuentoheshin nga perandorë si Augustus, para se të shkatërroheshin gjatë epokës kristiane, shkruan The Guardian.
Ujërat e tyre konsideroheshin shëruese për sëmundjet e lëkurën, si dhe ndihmojnë fertilitetin. Ato pritet të kthehen në një muze vitin që vjen.
Top Channel