Shtyhet seanca ndaj Sokol Idrizajt, ish shoferit të ish drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Të pandehur në këtë dosje janë tetë persona dhe në një seancë të mëparshme Spak shpalli pretencën.
Sot pritej mbërritja dhe gjyqi u la më datën 18 dhjetor ora 14:00, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
SPAK shpalli pretencën më 5 nëntor për grupin kriminal që fuste kontrabandë mallra luksoze nga Franca drejt Shqipërisë.
Prokuroria e Posaçme kërkon 12 vite burg që me uljen e dënimit shkon në 8 vite, për Agustin Mesulin, Altin Dodën, Sokol Idrizajn dhe Elda Idrizajn.
SPAK kërkon 10 vite që me uljen e dënimit shkon në 6 vite e 8 muaj për Florian Bakun dhe Egi Idrizaj, 6 vite që konvertohet në 4 vite për Bora Idrizaj dhe dhe 6 që konvertohet në 4 vite për Vangjush Kasharen dhe Tomor Barutin.
Gjithashtu SPAK kërkon edhe konfiskimin e pronave të grupit kriminal.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha prokurori i posaçëm Adnan Xholi i kërkoi gjykatës që të konfiskohen edhe prova.
Top Channel