VIDEO/ Meta lë sërish qelinë për 12 orë, ish-presidenti mbërrin në ambientet ku do të presë ngushëllimet për ndarjen nga jeta të babait të tij
GJKKO ka lënë në burg vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e të riut, Renis Dobra, trupin e të cilit e hodhën në liqenin e Shkopetit.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, bën me dije se të akuzuarit e tjerë Petrit hoxha dhe Fatjon Bushgjokaj, nuk u paraqitën para gjykatës dhe verifikimi i masës së tyre është lënë në një tjetër ditë.
Në seancën me dyer të mbyllura, siç mëson gazetarja e Top Channel, avokatët e dy vëllezërve, u shprehën se kanë kalua afatet e mbajtjes në burg, pasi nga shpallja e moskopetencës së gjykatës së Dibrës dhe kalimit të çështjes në SPAK, dosja u dërgua me vonesë para gjyqtarëve të masave.
Sakaq, kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh, e ndërsa nga ana tjetër dy vëllezërit kanë mohuar akuzat.
Burime për gazetaren Hoxha konfirmojnë se avokatët e të dyshuarve, i janë drejtuar Gjykatës me pyetjen se cilat janë arsyet e ngritje së akuzës ndaj tyre për grup kriminal, dhe se sipas hetimeve të tyre, cila ka qenë arsyeja që ata rrëmbyen viktimën.
Top Channel