3 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar.
Barrierat me të cilat përballen në përditëshmëri dhe mundësitë e pakta ekonomike, mblodhën sot një pjesë të tyre, para Kryeministrisë.
“Kjo ditë këtë komunitet e gjen në ditët më të vështira. Gjithë shtresa në nevojë sic janë invalidët e punës, së luftës, paraplegjikët, tetraplegjikët, autikët, të verbërit, më shumë jetojnë me donacione familjare sepse 150 mijë lekë nuk ju dalin as për ilaçe dhe prandaj i bej thirrje qeverisë që të kthejë vëmendjen nga ne sa nuk është vonë”, tha Gjovalin Shqalsi, kryetar i partisë së personave me aftësi të kufizuar”.
“Të gjithë pjesëtarët e kësaj organizate/shoqate kanë dhënë kontribut për shoqërinë shqiptare, prandaj shteti duhet ta hedh vështrimin herë pas here te kjo shtresë. Nuk mjafton një donacion i fundvitit por kërkon kujdes të vazhdueshëm dhe të gjithanshëm”, shtoi ai.
Qëllimi i kësaj dite është promovimi i të drejtave, mirëqenies, si dhe rritja e ndërgjegjësimit për situatën e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha sferat e shoqërisë.
Top Channel