Fiks Fare/ Stimuluesi i rrezikshëm i ndaluar në BE, fermerët e përdorin masivish tek domatet

02/12/2024 20:49

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një hormoni të ndaluar për përdorim në domate të freskët, por që shitet pa problem.

Bashkim Likaj një fermer nga Fieri prej vitesh ngre shqetësimin e përdorimit të një hormoni të ndaluar në gjithë Europën për domatet e freskëta, por që në Shqipëri përdoret gjerësisht.

“Ky hormon bën pjekjen e menjëhershme të kokrrave të domateve, pra bën vetëm skuqjen e tyre, madje ai është kanceroz dhe prej vitesh e ka ndaluar Europa, ndërkohë tek ne vazhdon të tregtohet lirshëm” thotë fermeri Likaj.
Përpjekjet e tij kanë qenë të vazhdueshme me të gjitha institucionet në mënyrë që të hiqet nga lista e Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve.

“Unë kam trokitur kudo, por askush s’më ka dëgjuar, të gjithë e përdorin këtë hormone vrasës pa asnjë kriter, konsumatori nuk e di çfarë bën fermeri “ thotë Bashkimi.

Fermeri vuri në dispozicion të Fiksit edhe një mbledhje që ka bërë me , specialist të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Anëtarë të Komisionit të Regjistrimit të Produkteve për Mbrojtjen Bimore.

Në këtë mbledhje fermeri kërkon që ky hormonë të mos lejohet më të përdoret, ndërkohë punonjësit e shtetit mjaftohen se ky produkt është në listë. “Në momentin që produkti është në listën e miratuar nga ministria ne nuk kemi çfarë bëjmë” thotë specialisti i AKU-së.

Por pas kësaj mbledhje fermeri kërkon edhe në ministri heqjen nga lista të Ethephonit, dhe kjo gjë u realizua në qershor të vitit 2024.

Ku u vendos që të ndryshohej etiketa e këtij produkti, nga ku të hiqej përdorimi për domate të freskët.
Por në fakt kjo gjë ka mbetur vetëm në letër.
Hormoni kancerogjen blihet lehtësisht në farmaci bujqësore, madje edhe duke treguar në farmaci që kërkohej për përdorim në domate.

Fiksi bleu këtë hormonë në një farmaci në Lushnje, ndërkohë e gjeti dhe në dy farmaci të tjera që e tregtonin pa problem madje edhe duke e ndarë me gram.

Një prej farmacive tregoi se e ka produktin, por nuk e tregton sepse është i ndaluar për domate.
Pra edhe pas vendimit të komisionit të regjistrimit të Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve, produkti kancerogjen tregtohet.

 

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA