Alarmi nga prindërit për dy gra iraniane që komunikonin me fëmijët në mënyrë të dyshimtë, policia del me reagim zyrtar
Një tragjedi është shmangur në fshatin Gorican në Dimal nga policia e Beratit.
Pasditen e të shtunës babë e bir kanë shkuar me mjete prerëse thikë e kosore te fqinji i tyre. Pas një konflikti të ashpër mes tyre kanë plagosur jo vetëm kryefamiljarin 49 vjeç, por edhe djalin e tij 24 vjecar dhe një të afërm të moshës 18 vjeç, i cili ndodhej në banesë kur ndodhi sulmi.
Uniformat blu kanë arrestuar autorët në flagrancë për veprën penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë në bashkëpunim”, ndërsa të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën e kanë marr mjekim në spitalin e Beratit.
Njoftimi i policisë
Plagosën me mjet prerës (thikë dhe kosore), fqinjët e tyre, gjatë një konflikti, kapen në flagrancë dhe arrestohen babë e bir.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, pas njoftimit të marrë se në fshatin Goriçan, Dimal, mbasditen e djeshme, po ndodhte një konflikt ndërmjet disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar shtetasit:
B. XH., 65 vjeç (i dënuar më parë) dhe E. Xh., 24 vjeç, (babë e bir), të dy banues në fshatin Goriçan, Dimal, për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim” dhe “Prodhimi, mbajtaja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”
Këta shtetas dyshohet se mbasditen e djeshme, kanë shkuar me mjete prerëse (thikë dhe kosore), në banesën e shtetasit S. Xh., dhe pasi janë konfliktuar, kanë plagosur me mjet prerës (thikë dhe kosore), shtetasit S. Xh., 49 vjeç., J. Xh., 24 vjeç (babë e bir) dhe E. Xh., 18 vjeç, (i afërm i tyre, i cili ndodhej në banesën e shtetasit S. Xh, kur ndodhi konflikti). Të dëmtuarit kanë marr mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë reezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel