Sulmi në Zubin Potok, Berisha dënon aktin: Skenar tipik i Rusisë së vogël, kërkon me çdo kusht destabilizimin e Kosovës

30/11/2024 12:21

Kreu i PD, Sali Berisha e ka dënuar sulmin në Zubin Potok që shkaktoi shkatërrimin e kanalit të Ibër Lepencit.

Gjatë një konference me gazetarët ai u shpreh se ai ishte një skenar tipik i Rusisë së vogël, kërkon me çdo kusht destabilizimin e Kosovës.

Berisha: Së pari dua të dënon me forcën më të madhe, aktet terroriste në Zubin-Potok, Zveçan të furnizimit me ujë të qytetarëve të Kosovës, por edhe institucionet e Kosovës në ato territore.

Këto akte terroriste të cilat zhvillohen pas shpalljes nga presidentja e Kosovës të datës së zgjedhjeve dhe shprehjes së vullnetit të Listës Serbe për marrjen pjesë në këto zgjedhje, kanë synim madhor destabilizimin e atij rajoni dhe dekurajimin e serbëve, për të marrë pjesë në proceset demokratike, në Kosovë në vendin e tyre.
Këto akte janë një aktakuzë e rëndë e Beogradit, i cili kërkon me çdo kusht një zonë konfliktuale të re, kërkon me çdo kusht, destabilizimin e Kosovës.

Natyrisht një skenar i tillë, është skenar tipik i Rusisë së vogël, që i shkon në interesin më të madh edhe të Kremlinit.

Situata në Kosovë, kriza e konservuar në Kosovë, është rrjedhojë e qëndrimeve fund e krye konfliktuale të Beogradit, synimit të tij për të mbajtur shtetin serb në Kosovë dhe për të zmadhuar siç shprehej vetë Vuçiçi Serbinë, duke nënkuptuar këtë zmadhim me territoret e Kosovës. Kjo situatë është në interesin më të mirë të Kremlinit, i cili kërkon që krahas fronit të luftës në agresionin që bëri ndaj Ukrainës, të ketë edhe një konflikt tjetër në Ballkan., po në interesa të tij.

Një shpërthim ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut në veri të Kosovës duke dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Sulmi ndodhi pak orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se ka rritur masat e sigurisë në nivel vendi. Kjo u bë pasi gjatë ditëve të fundit pati disa incidente.

Bandat kriminale me mbështetje të Beogradit zyrtar dyshohet se janë prapa këtij shpërthimi. Pas sulmit, autoritetet e Kosovës thanë se për shkatërrimin e kanalit ishin përdorur 15 kilogramë eksploziv.

Dëmi u konsiderua serioz dhe u shkaktuan ndërprerje të furnizimit me ujë për disa qytete dhe po ashtu për Korporatën Energjetike të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA