Vizita në Europë u kthye në mungesë dy mujore, rriten spekulimet për gjendjen shëndetësore të presidentit më jetëgjatë në botë, Paul Biya Kryeministri Edi Rama ishte në Fier sot në kuadër të takimeve këshilluese me prindërit për kufizimin e rrjeteve sociale si TikTok dhe Snapchat.
Ai iu drejtua prindërve se nëse i japin një telefon fëmijës, i kanë dhënë një rrugaç për shok.
Rama: Kur i japin një telefon i kanë dhënë një rrugaç për shok, mund ta kem të ekzagjeruar, por këto rrjetet sociale i përdor për shkak të detyrës si gjithë të tjerët se nuk e shmang dot, por kështu e shoh në dorën e fëmijëve dhe adoleshentëve, shkoni bëni një xhiro me atë krye rrugaçin e lagjes. Tik Tok është në Kinë është edhe në botën perëndimore, nuk është ky që ka bota perëndimore sepse kodet që ka secili, por platforma nuk e ushqen atë kodin me këto që ushqen adoleshentin në Perëndim. Patjetër që përdoret për propagandën e shtetit.
Top Channel