Punëtorët italianë në grevë të përgjithshme për kostot e jetesës dhe shkurtimet e buxhetit nga Meloni (fotot)

29/11/2024 18:12

Mijëra punonjës në Itali morën pjesë sot në grevën e përgjithshme që ka shkaktuar anullime të fluturimeve, ka mbyllur shkolla, spitale e sisteme të transportit publik.

Zhvillimi vjen teksa kryeministrja e djathtë Giorgia Meloni ka urdhëruar së fundmi shkurtime të buxhetit për shkollat, shëndetësinë dhe të tjera shërbime të qytetarëve, shkruante sot rrjeti “Socialist Worker” duke iu referuar asaj si “kryeministre fashiste”.

Mijëra mësues, punonjës shëndetësie, të shërbimeve sociale dhe të tjerë lanë punën dhe dolën në rrugë për të protestuar ndaj rritjes së kostove të jetesës, rrogave të ulëta dhe shkurtimet për shërbimet publike.

Sindikatat vendase thirrën grevën tetë-orëshe dhe organizuan marshime në të gjithë vendin, kundër buxhetit të kryeministres ‘fashiste’ Giorgia Meloni që ka shkurtuar ndjeshëm shpenzimet për shërbimet publike.

“Këto protesta nuk merren parasysh nga qeveria dhe nuk janë për të, por për sipërmarrësit, drejtuesit dhe biznesmenët që vitet e fundit po fitojnë para si asnjëherë më parë në kurriz të punëtorëve”, tha për gazetarët në Bologna, Maurizio Landini, kreu i sindikatave.

Kjo është greva e parë kombëtare prej një viti në Itali, ndërsa zyrtarët thonin se do të sanksionojnë sindikatat që përfshinë në grevë sektorët e shëndetësisë e drejtësisë.

“Njerëzit nuk arrijnë të mbyllin muajin sepse rrogat e tyre janë shumë të ulëta”, tha Anna Salsa, e sindikatës UIL gjatë demonstratës në Romë. “Jemi detyruar të bëjmë dy punë për të përballuar jetesën minimale”, shtoi Salsa, sipas rrjetit SocialistWorker.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA