Mediat kanadeze padisin inteligjencën artificiale OpenAI për shkelje të të drejtës së autorit (fotot)

29/11/2024 21:55

Paditë janë pjesë e një vale ankesash ndaj OpenAI për përdorimin e të dhënave për të mbushur e ‘stërvitur’ sistemet të inteligjencës artificiale.

Pesë rrjete mediatike kanadeze kanë paditur kompanitë e inteligjencës aritficiale ChatGPT dhe grupit zotërues të saj OpenAI, duke akuzuar se vazhdimisht ka shkelur të drejtën e autorit për përdorimin e të dhënave të tyre online.

Padia e sotme është pjesë e një vale veprimesh të ngjashme ndaj OpenAI dhe grupeve të tjera, nga autorë, artistë dhe prodhues muzikorë që po u vidhen të dhënave për të ‘stërvitur’ sistemet e inteligjencës artificiale, kryesorja e të cilave është OpenAI e grupit Microsoft.

Në padinë e tyre mediat Torstar, Postmedia, ‘The Globe and Mail’, ‘The Canadian Press’, dhe CBC/Radio-Canada thonin se OpenAI po mbledh masa të mëdha të të dhënave të tyre pa autorizim apo pa kompensim për të zotët e informacioneve.

“Gazetaria është në interesin publik por këto kompani po e përdorin informacionin për fitimet e tyre personale, kjo është ilegale”, thuhej në padi.

Më herët një gjykatë në New York refuzoi një padi ndaj OpenAI për përvetësim të infromacioneve nga rrjetet ‘Raw Story’ e ‘AlterNet’.

Tashmë pesë kompanitë kanadeze kërkojnë kompensim nga OpenAI dhe një masë të përhershme për të ndaluar përdorimin e materialeve të tyre pa autorizim.

“Në vend që të marrë informacionin ligjërisht, OpenAI ka përvetësuar pronën intelektuale të kompanive të lajmeve duke e konvertuar për përdorim privat, përfshi dhe komercial”, thuhej më tej.

Në një reagim OpenAI tha se modelet e saj trajnoheshin mbi të dhëna publike, në përdorim të drejtë dhe në lidhje me të drejtën e autorit për krijuesit.

“Ne bashkëpunojmë ngushtë me krijuesit e materialeve dhe vendosim linkun e origjinës së përmbajtjeve në ChatGPT, duke ofruar dhe opsione refuzimi nëse ata dëshirojnë,” tha një zëdhënës i grupeve të inteligjencës aritficiale, sipas rrjetit AlJaseera.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA