Pas kritikave të përsëritura për përfshirjen ekonomike në provincën ujgure të Xinjiang-ut, ku autoritetet kineze përfliten për shkelje të të drejtave të njeriut, gjigandi gjerman i automjeteve Volkswagen vendosi të tërhiqet prej andej.
VW ishte nën presion në këtë zonë të Kinës veriperëndimore, ku aktivistët e të drejtave të njeriut kanë denoncuar vazhdimisht shtypjen sistematike të ujgurëve që jetonin atje. Kompania madje ishte akuzuar se kishte përfituar nga puna e detyruar në Xinjiang. Grupi gjermani automobilave tani hoqi dorë nga fabrika.
Fabrika e Urumçit, e cila operonte me kompaninë shtetërore kineze SAIC si partner, është shitur, njoftoi Volksëagen. Blerësi është kompania shtetërore kineze SMVIC, aktive në biznesin e makinave të përdorura. Fabrika në Urumci thuhet se e ka njollosur imazhin e Volksëagenit. Ka kohë që ka pasur akuza se shteti kinez rëndon pakicën ujgure me punë të detyruar dhe kampe riedukimi. Qeveria kineze i hedh poshtë këto akuza.
Megjithatë, pretendimet e aktivistëve të të drejtave të njeriut me sa duket nuk ndikuan në shitjen e uzinës. Fabrika e Urumqit dhe pistat e provës Turpan dhe Anting janë “shitur për arsye ekonomike” si pjesë e një riorganizimi strategjik, njoftoi VW në Pekin.Volkswageni e kishte drejtuar fabrikën së bashku me prodhuesin e makinave SAIC si një sipërmarrje e përbashkët. E ardhmja e fabrikës ishte negociuar prej muajsh. Që nga viti 2019, në Xinjiang nuk është prodhuar më asnjë makinë.
Top Channel