FOTO/ 28 Nëntori festohet edhe në Malin e Zi, në “Sheshin Skënderbeu” vendoset monumenti i Gjergj Kastriot-Skënderbeut

28/11/2024 16:19

28 Nëntori u festua sot edhe në Tuz të Malit të Zi, ku u zhvillua një ngjarje historike dhe simbolike për komunitetin shqiptar.

Në qendër të qytetit, tani i quajtur “Sheshi Skënderbeu,” u vendos monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e identitetit shqiptar në Mal të Zi.

Iniciativa u realizua falë bashkëpunimit midis diasporës shqiptare, autoriteteve vendase dhe kontributit të Tiranës. Projekti dhe monumenti i heroit kombetar u financua nga mërgimtarët malësorë dhe shoqatat shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

FOTO GALERI
14/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA