Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Ditën e Falënderimeve, një festë e veçantë për popullin amerikan prej vitesh.
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, zgjodhi që këtë vit të uronte popullin e tij me anë të një postimi në “X”, duke sulmuar dhe të majtët.
Ai shkruan se këta të fundit u përpoqën që të shkatërronin vendin, por dështuan, pasi populli e bëri zgjedhjen e tij.
“Gëzuar Ditën e Falënderimeve të gjithëve, duke përfshirë edhe lunatikët e majtë radikalë që kanë punuar kaq shumë për të shkatërruar vendin tonë, por që kanë dështuar keq dhe do të dështojnë gjithmonë, sepse idetë dhe politikat e tyre janë kaq të këqija sa që njerëzit e mëdhenj të kombit tonë sapo dhanë një fitore dërrmuese për ata që duan ta bëjnë Amerikën sërish madhështore! Mos u shqetësoni, vendi ynë së shpejti do të jetë i respektuar, produktiv, i drejtë dhe i fortë, dhe ju do të jeni, më shumë se kurrë më parë, krenarë që jeni amerikan!”, shkruan në postimin e tij Trump.
Happy Thanksgiving to all, including to the Radical Left Lunatics who have worked so hard to destroy our Country, but who have miserably failed, and will always fail, because their ideas and policies are so hopelessly bad that the great people of our Nation just gave a landslide…
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 28, 2024
Top Channel