U konfliktuan me katër nxënës të një gjimnazi, e pësojnë dy të rinjtë në Tepelenë

27/11/2024 13:26

Procedohen penalisht dy të rinj pasi janë përfshirë një një konflikt katër nxënës gjimnazi.

Ngjarja ka ndodhur të martën, në afërsi të një gjimnazi në Tepelenë.

“Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. Zh., 22 vjeç dhe A. D., 20 vjeç, të dy banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, në afërsi të një gjimnazi në Tepelenë, janë konfliktuar fizikisht me katër nxënës të këtij gjimnazi, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA